Lufta e tretë botërore ka filluar!

Nga Shaban Burri

Lufta e tretë botërore ka filluar dhe drejtohet kundër gjithë njerëzimit. Elitat që kanë shkatërruar sistemin ekonomik dhe financiar botëror me makinat e tyre të shtypjes së parave shohin vetëm këtë rrugëdalje. Popujt janë viktimat që duhet të sigurojnë pushtetin e elitave.

Si pasojë e kesaj lufte botërore, shkatërrimi i botës do të jetë e pamundur për t’u parandaluar. Por pas luftës së parë dhe të dytë botërore, kishte njerëz punëtorë që e rindërtuan boten. Ndoshta tani është koha për t’u përgatitur për të, të paktën në brendësin e njeriut vet. Në nuk e dimë se cili prej nesh do të mbet gjallë pas luftës së tretë botërore për të rindërtuar at. Por gjërat që dimë, tani duhet t’ua përcjellim me gjithë intensitetin tonë fëmijëve tanë, që të mos bëjnë të njëjtat gabime që kanë bërë vazhdimisht njerëzit deri tani.

Këto vlera të domosdoshme përfshijnë disa aspekte që zbatohen njësoj për të gjithë njerëzit në mbarë botën:- Një shoqëri pa Perëndinë bëhet edhe pa zot. Nuk është e domosdoshme me pas një fe që të ndiejmë vlerën e brendshme të «drejtësisë» që është e natyrshëm në të gjitha qeniet njerëzore. Por ata që nuk i dalin zot drejtësisë, qoftë në afrikë, qoftë në evropë, qoftë në azi, qoftë në amerikë, qoftë në ukrainë, qoftë në palestinë, janë ata cilët janë pa zot!

Njerëzimi përbëhet nga burri dhe gruaja. Në çdo njeri ka një pjesë të Ademit, në çdo grua një copë Hava. Të dy së bashku janë ribashkimi i dy shpirtrave, fuqija cila mund të lindë edhe parajsë në tokë. Njerëzit që janë në trupin e gabuar seksual nga arsye të ndryshëm kanë nevojë për ndihmë, e cila duhet t’u jepet me respekt. Por kjo sështë arsyeja pse dy polet e njerëzimit, feminitetit dhe mashkulloritetit, duhen të shfuqizohen. Bazë ndërtuese e një shoqërie është zona mbrojtëse e familjes, e përbërë nga uniteti i burrit dhe gruas. Në një atmosferë të tillë, fëmijët mund të lulëzojnë, të cilët më vonë nuk lejojnë që të mashtrohen nga sundimtarët arrogant.

Dinjiteti i të gjitha qenieve njerëzore është i pacënueshëm, pavarësisht nëse ata tashmë kanë lindur apo jo, pavarësisht nga mosha, origjina, gjinia dhe të gjitha aspektet e tjera që e bëjnë çdo qenie njerëzore unike. Ky dinjitet duhet ruajtur, duke përfshirë edhe dinjitetin e kundërshtarëve të një lobi se vaksinimit. Preferenca e njerëzve në bazë të origjinës quhet racizëm. Duke marrë parasysh se nuk ka fare raca njerëzore, gjithë racizmi duhet luftuar, madje edhe në një shtet të apartejdit të izraelit, dhe nuk duhet vrarë me shkopin e anti-semitizmit.

Rregulli i Artë, edhe në interpretimin e tij islam [1], duhet të bëhet standard për të gjithë veprimin individual dhe kolektiv dhe kështu edhe politik!- Ne duhet të kërkojmë dhe të gjejmë shenjtëritë e kohës sonë si shembujt tanë. Çdo komunitet duhet të zgjedhë atë si kryetar që është më i favorshëm për atë komunitet dhe për njerëzimin, dhe jo për ata që bërtasin më se shumti.

Lufta e tretë botërore ka arritur vetëm pjesërisht në botë deri tani. Ndoshta do të bëhet shumë më keq. Por rindërtimi mund të fillojë tani, duke përcjellë vlerat e vërteta të njerëzimit kundër të gjitha gjasave brenda kuadrit të lejuar, edhe nëse vetëm fëmijëve tanë. Ata janë e ardhmja e kësaj botë , se pse barrën e rritjes së fëmijëve e gëzojnë vetëm ata që besojnë në një të ardhme plot shpresë. Çdo krishterë besimtar e bën këtë, sepse beson në kthimin e Jesuzit. Çdo musliman i devotshëm e bën këtë sepse beson në paraqitjen e Imam Mahdit. Urojmë që të dy të shfaqen së shpejti!

[1] Rregulla e Artë është një parim thelbësor për njerëzimin ose etikën praktike. “Trajtoji të tjerët ashtu siç do që ata të të trajtojnë.” Dhe “Atë që ju nuk doni që njerëzit t’ju bëjnë, mos i bëni askujt tjetër.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne