Lufta, ilaçi i SHBA për botën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur kohët e fundit politika kontroverse në Lindjen e Mesme të cilat çojnë në shtimin e tensioneve në rajon dhe që nuk kanë vetëm pasoja të dukshme, por çojnë në shkatërrim dhe kaos.

Pak kohë pasi ndodhi sulmi kimik në provincën Idlib në Siri, ministrat e jashtëm të G-7, shtatë vendeve më të industrializuara të botës, u takuan në Itali, me qëllim shtimin e presioneve mbi Rusinë për të prishur marrëdhëniet e saj me presidentin sirian Bashar Asad. Duket se SHBA, qeveritë perëndimore dhe aleatët e Amerikës në Lindjen e Mesme kanë vendosur rrëzimin e Asad nga pushteti, në vend se të kërkojnë zgjidhje diplomatike dhe të ndalin mbështetjen për grupet terroriste, si dhe kanë lënë anash të ardhmen e popullit sirian dhe në vend të gjithë këtyre proceseve, ato merren me ultimatume për Rusinë dhe nuk u intereson aspak fati i njerëzve në Siri. Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe deklaroi se Londra pa miratimin e Parlamentit të këtij vendi, do t’i bashkohet sulmeve ajrore të Amerikës kundër pozicioneve të qeverisë së Damaskut. Gazeta “Independent” në një raport të saj ka shkruar se qeveria e Britanisë së Madhe pavarësisht mospëlqimit të Parlamentit të këtij vendi ndaj ndërhyrjes ushtarake në Siri, shoqëron Amerikën në sulmet ajrore kundër Sirisë. Boris Xhonson, ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, në lidhje me këtë ka thënë se vendi i tij ishte i informuar për urdhrin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë. Pavarësisht dëshirës për të krijuar ura lidhëse, Siria po tregon se mes presidentit amerikan dhe atij rus ekziston një hendek i pakapërcyeshëm. Pikërisht në kohën kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson po takohej në Moskë me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, Donald Trump tha se Rusia po mbështeste një bishë, duke aluduar me presidentin sirian Bashar Asad. Duke folur për rrjetin Fox Business, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur zemërimin e tij për sulmin kimik në Siri, që la të vdekur 89 persona. E megjithatë, presidenti amerikan u kujdes të theksonte se Amerika nuk do të ndërhynte më tej në Siri.

Të ashpra kanë qenë edhe komentet e presidentit Putin. “Ku është prova se trupat siriane kanë përdorur armë kimike. Nuk ekziston. Por ajo që duket shumë qartë është se SHBA shkeli ligjin ndërkombëtar dhe mund të them se niveli i besimit, veçanërisht në spektrin ushtarak është përkeqësuar”, tha presidenti rus. Megjithatë Putin vendosi të takojë Tillersonin, pasi ky i fundit zhvilloi bisedime me Lavrov gjatë vizitës në Moskë. Pas takimeve, Sekretari amerikan i Shtetit tha se lidhjet me Rusinë janë në pikën më të ulët e duhet të përmirësohen. SHBA dhe aleatët e saj po ashtu vazhdimisht theksojnë se “roli ndërhyrës” i Iranit në Siri duhet të eliminohet, por gjërat në realitet dëshmojnë se roli i Iranit në Siri është të mbështesë popullin dhe qeverinë siriane kundër terroristëve që përkrahen nga Perëndimi që nga koha e fillimit të konfliktit në Siri. Pika kyçe e konfliktit në Siri nuk është Siria, populli i saj apo qeveria, por është Irani. E ashtuquajtura ‘Pranvera Arabe” që filloi në Tunizi në dhjetor të vitit 2010, pa dijeninë e vendeve perëndimore dhe ajo u komplikua kur shumë shpejtë u përhap në Egjipt, Libi, Siri, Jemen, Bahrejn, Arabi Saudite dhe Jordani. Politika e SHBA në situata si kjo është që ata të njohin qeveritë e sapo krijuara dhe të përpiqen t’i bëjnë ata aleatët e tyre në rajon, edhe në qoftë se regjimi i mëparshëm i atij vendi nuk kishte qenë aq besnik i SHBA.

Një rast i një politike të tillë ishte Irani gjatë sundimit të Mohamed Reza Shah dhe koha pas Revolucionit Islamik të udhëhequr nga Ajetollah Khamenei. Kur administrata e SHBA dhe autoritetet tjera amerikane dëgjuan thirrjen e Revolucionit Islamik në Iran, ata ndalën mbështetjen për një nga aleatët e tyre më të mëdhenj dhe më besnikë në rajon, Shahun dhe njoftuan se njohin qeverinë e sapoformuar në Iran, por pasi kuptuan se iranianët nuk ishin më aleatët e tyre dhe dënojnë politikat amerikane në botë, ata filluan armiqësitë ndaj Iranit. Pra, ata e bën të njëjtën gjë me qeveritë që erdhën në pushtet në vendet si Tunizia apo Egjipti, ku në Egjipt ata përkrahën grushtin e shtetit ushtarak për të ardhur në pushtet Abdeld Fetah Al Sisi, duke e rrëzuar nga pushteti Mohamed Morsin.

Gjatë kohës së “Pranverës Arabe” dhe pas saj ku morën fund shumë regjime diktatoriale në rajon, SHBA bën përpjekje për të shpëtuar aleatët e saj në rajon, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Jordaninë dhe krijuan situata dhe politika të tilla që nuk lejuan zhvillimin e revolucioneve në këto vende, sepse Amerika do të ngelte pa asnjë aleat në rajonin e LM. Si rrjedhim, ata ndihmuan në dimensione të ndryshme fillimin e tragjedisë në Siri. Skenari i tyre në Siri është për të diskredituar RII dhe ndikimin e Iranit në rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne