Lufta sekrete e SHBA në Somali

Sulmet ajrore amerikane në Somali, numri i të cilëve është “rritur ndjeshëm”  dy vitet e fundit, kanë vrarë shumë civilë përveç luftëtarëve të organizatës Al-Shabab, të akuzuar se janë të lidhur me Al Kaedën.

Sipas OJQ-ve që mbrojnë  të drejtat e njeriut, nga prilli 2i 017 ka pasur mbi 100 sulme me avionë telekomanduar  pa pilot, disa herë  më shumë se në Libi dhe Jemen së bashku.

“Këto sulme duket se përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, dhe disa mund të përbëjnë krime lufte”- thotë raporti i Amnesty International i titulluar  “Lufta sekrete amerikan në Somali”, bazuar në rreth 150 intervista me dëshmitarë okularë, civilë dhe ekspertë të sigurisë. Informatat e marra janë verifikuar nga ekzaminimi i imazheve satelitore, fotografitë e kratereve të hapura nga shpërthimet dhe fragmente të municioneve të përdorura dhe të rikuperuara në lokacionet e luftës.

“Numri i civilëve të vrarë, siç kemi zbuluar,  tregon se hija e sekretit që rrethon rolin e SHBA në luftën në Somali ka për qëllim të mosndëshkimin e autorëve që kanë kryer krime kundër civilëve”-thotë Brian Kastner, ekspert në çështjet ushtarake të Amnesty International .

“Gjetjet tona janë diametralisht në kudnërshtim me refrenin amerikan se nuk ka viktima civile nga bombardimet ajrore në Somali”-shtoi ai. Bombardimet amerikane në Somali u përshkallëzuan nga prilli 2017 kur presidenti amerikan Donald Trump i përshkroi zonat jugore  të Somalisë si vende me konflik të përshkallëzuar.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne