LUFTA ‘’TURQI-NATO’’ NDËRTON SİSTEMİN E Rİ GLOBAL!

Savash Veliu

‘’Për të arritur synimet e vizatuara duhet domosdo të Krijosh vend në Tavolinë ose do përfundosh brenda në Meny’’!

Turqia bëri trysni të dominoj në Tavolinën globale duke zbatuar një taktik të zgjuar të vëndosjes së Shtetit turk në piedestalin e udhëheqësis me çka pretendon të bëhet qendra e rendit të ri botëror me takime dhe samite të ndryshme të arrij te ndarja e Kolaçit të Madh e jo të bëhet ushqim në Menyn e imperialistëve të vjetëruar.

… Erdogan e di se skllavërimi i popujve do vazhdoj edhe më tej por pyetja është se çka do bëj Turqia në tavolinën e madhe dhe a do t’ua rrënoj lojrat e tyre në tavolinë si çdo herë duke vendosur rregullat e saja politike prej nga do pretendoj të kthej vëmendjen e ca antarëve të Elitës Botērore t’i bashkangjiten pas saj dhe të përforcoj pozicionin e saj vepruese që është një sinjal se ka arritur të siguroj mbështetjen e ‘’Khazarëve Turk’’, një Lobi shumë i fuqishëm në botën Financiare. Kjo do të thotë se, dora e Turqisë do fuqizohet dukshëm në Tavolinë dhe do krijoj aleancën e pavarur nga Lindja dhe Perëndimi të forcuar me Organizatën e Shteteve Turke si kundërpesh ndaj aleancave tjera shumpolare siç janë Amerika, Evropa, Rusia dhe Kina..!

Erdogan thotë: “Bota po shkon drejt një periudhe në të cilën asgjë nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj epidemie në të cilën do të ndërtohet një sistem i ri global, politik, ekonomik dhe shoqëror”!

Po shihet dukshëm se Lëvizja diplomatike e Turqisë parashtron pyetjen, A është ende Turqia pjesë e Perëndimit apo zhvendoset kah Lindja? A synon Turqia të merr udhëheqsinë e Lindjes së Mesme tani me normalizimin e marrëdhënieve diplomatike të acaruara me botën muslimane pas një dekadeje rrënuese e përqëndruar në Mesdheun Lindor që faktikisht do minimizoj faktorin perëndimor dhe atë lindor Ruso-Kinez? A është një sinjal i mundshëm ti afrohet edhe Japonia e acaruar me Ruso-Kinezët dhe Amerikanët të padëshiruar shkaku shtypjes dhe kujtesës për dy bombat atomike një shkas ti bashkangjitet aleancës Turke. Kësaj Aleance mund ti bashkangjiten edhe Filipinët, Koreanët me İsraelin e përkeqsuar me Bajdenin me çrast ka humbur sot mbrojtjen dhe sigurinë amerikane?

Pra, me këtë trend Diplomatik, Ushtarak dhe Ekonomik Turqia vjen e ngritet në pozicionin Global si epiqendra më strategjike e globit në rirenditjen e Botës. Këtë e vërejnë edhe Mediat e ca vendeve perëndimore që sygjerojnë se Presidenti Erdogan me këtë trend politik të lidershipit me plotë urtësi e karakterizon si shpëtimtari i botës nga Lufta e Tretë Botërore që do arrij të nominohet edhe për çmimin NOBEL.

Sot Amerika me Evropën janë dobësuar dukshëm nga pasojat plandemike prandaj sajuan planin dinak për ta degraduar Rusinë në Luftën me Ukrainën sepse do saksionohej deri në rrënimin ekonomik dhe ushtarak të cilën grackë nuk e kuptoj Rusia dhe erdhi bjerja e saj prej Superfuqisë Kontinentale në fuqi rajonale e shtyr larg kontinentit të Evropës drejt skutit Kinez, një akt nga përfitoj vetëm SHBA-ja.

Këtë momentum mjeshtërisht e lexoi Erdogani dhe forcoj lojën në fushën e shahut si një lojtar i spikatur duke nxjerrur veten në plan të parë shfrytëzoj këtë katrahur kritike me takimet në Stamboll dhe Antalja nxitoi të dizginos Putinin të ulet domosdo me Ukrainën në bisedime të domosdoshme t’ia kursej Fuqinë ushtarake sepse regjioni i përshkallzuar nga katandisjet ekonomiko-financiare ka nevoj për stabilitet dhe paqe me një vigjilenc para çakallit NATO.

Me këtë potez Presidenti Erdogan arriti të korr suksess diplomatik dhe politik duke demonstruar mençurinë se është një liderë kryesor i botës së sotme derisa SHBA-ja me luftën në Ukrainë bashkë me Rusinë ranë nga provimi dhe tani nuk llogariten si forca numër Një të botës.   

Ndoshta në këtë konflikt do arrij Amerika të rehabilitoj ekonominë pak a shumë por jo të diktoj më politikēn Botërore sepse do të mbetet e detyruar të pranoj petrodollari të këmbehet edhe me valutat tjera nacionale sipas rirenditjes së re të sistemit tregëtaro-financiare.

Pra, Plani Amerikan ishte të minimizoj faktorin Rus nga superfuqia kontinentale në faktor regjional kurse në anën tjetër Evropa të privohej nga dominimi i gazit rus drejtë nënshtrimit amerikan e blinduar nga viti i kaluar me zbarkimin ushtarak në Gjermani kurse Turqisë t’i bëhet me dije se kurrë s’do pranohet në Unionin Evropian (si shtet islam) vetëm se do mbetet partnere, me thënë ma drejtë, Turqia do t’u duhet vetëm si tokë tranzitore për tubacionet energjetike kaluese, kaq!  

Në Luftën Ukrainase dolën fitimtar gatise gjithë por, u pa në këtë konfliktë forca e armëve turke veçanrisht të dronit Bajraktar i cili shkërmoqi tanksat me mjetet e blinduara ruse të cilët ishin forca goditëse të Armatës Putiniste që detyroj në anën tjetër edhe Ushtrinë amerikane të tërhiqet nga Greqia me njësitët tankiste të stacionuara përball kufirit turk shkaku se tanket më nuk mund ti kundervihen armëve të avancuara turke ajo u largu drejt Polonisë. Ky superioriteti turk mposhti epitetin e Rusisë dhe NATOs karshi Turqisē që është një indikator tregues se Ushtria Turke është numër Një (në NATO) në botē!

Në këtë situatë Amerikës i mbetet të përpiqet të kompenzoj gjitha humbjet e shkaktuara nga plandemia e sajuar duke privuar Evropën nga varshmëria e gazit rus ajo do i lidh për petrodollarin amerikan si valuta e vetme e këmbimit në anën tjetër do tentoj të nxisë konflikte për të shitur armë e të mbush arkën e zbrazur. Rusia do të dobësohet ekonomikishtë larg kontinentit të Evropës duke përqafuar Kinën të shpëtoj veten me formiminë e aleancës mes tyre ndoshta edhe me Indinë të fuqizuara si blok në vete.

E vetmja mënyrë për të qenë interesant tek këta më sipër, është të kesh fuqi në tokë dhe në terren të cilën e arriti Turqia të zbatoj me konfliktet të mundimshme e veçanrisht në Ukrainë. Të gjitha këta arritje defakto i realizoj me shkathtësin diplomatike me të cilën imponoj vullnetin e saj mbi Tavolinë me një rol madhor përball palëve tē grindosura e të dobësuara ekonomikisht dhe ushtarakisht që doli si faktori i cili vendos Tavolinën e saj në Rirenditjen Botërore larg imperialistëve dhunues. Kjo ndihmoj të kuptojnë se ky është Fillimi i fundit të luftës së Vërtetë për dominim e rrugëve strategjike që shihet se të gjitha palët i kanë arritur “objektivat” e tyre. Amerikanët kanë mbajtur deridiku të shtrënguara radhët e NATO-s dhe kanë siguruar një kontratë përrallore të shitjes së gazit dhe të armëve ndaj vendeve të kërcënuara nga pushtimi Rus.

E humbura e madhe mbeti Evropa, sepse gjatë takimeve të ndryshme në katër cepët e botës u morrë vendimi i madh që secili shtetë i fuqishëm të kryejë veprimet financiare dhe shitblerje të lëndëve të para me valutat kombëtare respektive, gjë që çon në fundin e dominimit të dollarit dhe hegjemonisë amerikane në botë. Veprim që u paralajmërua disa vite me radhë nga Presidenti i Turqisë Erdogan se, “Bota nuk është vetëm pesë”, do jetë një tërmet i vërtetë për rendin aktual botëror dhe krijimin e një rendi të ri pa dominimin amerikan, ose thjesht do mbetet një lojtar mes të tjerëve duke kërkuar vend në rirenditjen e re botërore, gjë që koha do ta tregoj në vijim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne