Lufta/ Ushtria izraelite konfirmon: Nasrallah është vrarë! Izraeli godet selinë e Hezbollahut, bombardime në Bejrut

Ushtria izraelite konfirmoi mëngjesin e sotëm vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë sulmit të kryer në Bejrut pasditen e djeshme.

Ushtria izraelite goditi selinë e Hezbollahut në  në periferitë jugore të Bejrutit të premten (27 shtator)  me një numër sulmesh të mëdha që kishin në shënjestër udhëheqësin e grupit militant, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta apartamentesh.

Një nga objektivat e sulmit ishte një bazë të informacionit të inteligjencës në lidhje me një takim të udhëheqësve shiitë në lagjen Dahiyeh. Autoritetet libaneze thanë se sulmi shkaktoi gjashtë të vdekur dhe 91 të plagosur, por bilanci pritet të rritet.

Ata kishin në shënjestër udhëheqësin e organizatës shiite besnike të Teheranit, Hassan Nasrallah.

“Sulmi ynë ishte shumë i saktë”, tha IDF.

Forcat izraelite shënjestruan edhe ndërtesat ku ruheshin armët.

Organizata Hamas ka reaguar menjëherë duke dënuar bombardimet e Izraelit, teksa e quan “regjimi sionist” dhe i bëri thirrje “kombeve islamike që të zmbrapsnin agresionin brutal” kundër këtij armiku. Kurse ministri i Jashtëm i Iranit sulmoi kryeministrin izraelit Netanyahu si një vrasës që kërkon të pushtojë vende të tjera.

Hezbollah iu përgjigj ditën e sotme me një “shi” raketash “Fadi-1” Izraelit në disa territore dhe kryesisht në Veri. Por IDF tha se ranë në vende të hapura, kryesisht në det dhe pa shkaktuar dëme apo viktima./shqiptarja

 

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne