Luftanijet ruse do të kalojnë sonte nëpër Kanalin Anglez

Luftanijet ruse do të shoqërohen sonte nëpër Kanalin Anglez nga Marina Mbretërore për herë të tretë në gjashtë muaj.

Marina “HMS Sutherland” do t’i shoqërojë dy luftanije ruse të cilat priten të lundrojnë nëpër Kanalin Anglez gjatë natës së sotshme.

Anijet ruse u lokalizuan në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, përderisa lundruan nëpër Detin e Veriut drejt Ngushticës ‘Dover’.

HMS Sutherland do të vazhdojë t’i monitorojë lëvizjet e anijeve përderisa ato kalojnë pranë ujërave të territoreve angleze sonte, shkruan Telegraph.

Michael Fallon, sekretari i mbrojtjes, tha: “HMS Sutherland është duke i vëzhguar me kujdes këto luftanije ruse përderisa kalojnë afër ujërave të Mbretërisë së Bashkuar”.
“Marina Mbretërore do të mbajë një vëzhgim vigjilent dhe është gjithmonë e gatshme ta mbajë Britaninë të sigurt”, shtoi ai./ express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne