“Luftë nëse duhet. Gabimi i 1944-ës nuk duhet përsëritur kurrë më”

Një formacion i quajtur Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, krijuar për të organizuar paralizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka dalë sot me një mesazh të artikuluar nga Kryetari i Patisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944. Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana, u shpreh Aurel Bylykbashi, cituar nga gazeta “Tema”.

A është e gatshme PD-ja ta bëjë një hap të tillë? Ndoshta, por jo rrallë herë kjo parti ka gënjyer dhe u është lëshuar revan tenderave dhe pazareve. Por përtej zullapërisë politike të saj, një element duhet nënvizur. Bylykbashi e ka përcjellë mirë mesazhin, një mesazh që paketohet prej dekadash në mënyrë demagogjike.

1944 nuk na bashkon. Jo më. Ajo na ndan. Ky është një vit i cili është celebruar si përkujtim apo datë e shënuar çlirimit të vendit, por u shndërrua në një ceremoni perverse e vjedhjes së pushtetit nga një sekt politik. Bylykbashi, duke mos e besuar hiç në atë që thotë, ka prekur një të vërtetë: në vitin 1944 u bë një gabim fatal kur një pjesë e lidershipit shqiptar zgjodhi të ikte. Ishte një vendim fatal, i paraprirë nga një tjetër gabim edhe më fatal: bashkimi në luftë me komunistët, apo të ashtuquajturit komunistë, i një pjese të shtresës së mesme në Jug të Shqipërisë.

Duke harruar zakonet, vlerat dhe duke i besuar verbërisht nevojës për Çlirim. Duhet sqaruar mirë se shalëngjiturit, fytyrë anemikë që sot shesin lart e poshtë dishendencë fisnike janë pasardhës të atyre që përdhosën çdo vlerë. Komunistët shqiptarë, ata që u shpallën si të tillë, as nuk do kishin fituar gjë pa mbështetjen naïve të një pjese të shqiptarëve sidomos në Jug të vendit që nuk kishin të bënin fare me Komunizmin, që kamufloi qëllimet e veta pas tezave të Luftës. Ndaj kuturu apo jo kuturu, Bylykbashi ka vënë nëj pikë aty ku duhet. 1944 i ndan Shqiptarët, jo sipas përrallës bajate se pro apo kundër fashizmit dhe pushtimit, por sepse ai vit I bëri gropën këtij vendi teksa në emër të patriotizmit i dorëzoi pushtetin një sekti, pasardhësit biologjikë të të cilit sot po plaçkisin mbarë vendin. Dhe duke bërë moral madje./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne