Luftës në Siri nuk i shihet fundi

Sikurse raportojnë mediat e regjimit sirian, ka filluar transferimi i luftëtarëve të lëvizjes Ahrar-ush-Sham dhe civilëve nga qyteti Haresta në Gutën lindore, në bazë të marrëveshjes së arritur në mes përfaqësuesve të Ahrarit dhe regjimit sirian të Asadit. Banorët e Harestës të cilët duan do të transferohen në krahinën e Idlibit e cila është nën kontrollin e grupeve opozitare.

Kjo marrëveshje, sipas shkrimit të gazetës britanike The Timesit, paraqet hap të madh drejt fitores së Bashar al Asadit në Gutën lindore, por kjo njëkohësisht paraqet edhe fakt shtesë se Siria po shkon drejt ndarjes së vendit. The Times parasheh se Siria së shpejti do të ballafaqohet me konfliktin e thellë me tre faktorët me ndikim. Linja e demarkacionit në mes forcave të Asadit dhe forcave të opozitës siriane në hapësirën e qytetit Bab në veri të Sirisë është relativisht e qetë, gjersa njëkohësisht në hapësirën e gjerë po zhvillohen luftimet e fuqishme në mes opozitës siriane me mbështetjen direkte të forcave turke kundër kurdëve të cilët kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse Turqia ngadalë po bën rripin e sigurisë në kufirin e vet me Sirinë, në anën tjetër krahina e Idlibit të cilin e kontrollon opozita është nën sulmet e fuqishme të aviacionit rus dhe forcave të Asadit. Për shkak të kësaj po shtohet frika se dëbimi dhe shpërngula e civilëve do të vazhdojë edhe në këtë hapësirë.

Pasi që ka fituar Gutën lindore Asadi do të përballet me zgjidhjen që të pranojë që disa pjesë të Sirisë të mbeten jashtë kontrollit të tij, ose të përpiqet të marrë edhe këto hapësira, duke marrë parasysh se Turqia ka stacionuar ushtrinë e saj në disa hapësira të krahinës së Idlibit në Siri.

Përpos forcave turke në hapësirën e Babasë dhe Idlibit, Asadi duhet të llogarit edhe në forcat kurde të YPG-së dhe aleancës së forcave demokratike siriane në veri të Sirisë të cilët i mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dorëzimi i Herestës dhe shpërngulja e popullatës së saj ndoshta do të ndikojë në disa mijëra luftëtar opozitar, por kjo do të mund të ishte pika kyçe e kthesës në luftën e Sirisë. Lufta nuk i është afruar akoma përfundimit definitiv të saj.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne