Luigi Soreca rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian!

Diplomati italian, Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në emërimin e ambasadorit të ri.

Ish ambasadori do të marrë detyrën përkohësisht më 1 shtator.

Ndërkohë ambasadorja aktuale Christiane Hohmann u largua para kohe nga vendi ynë pasi u desh të rikthehej në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë.

Soreca ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018 dhe u largua në prill të 2022./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne