Lul Basha paguan haraçin katolik. Vendos Marashin e Jozefinës ministër arsimi

Pas sulmit që i bën katolikët për deklaratën e tij për mafien katolike, Luli jo vetëm që kërkoi falje por po tregon edhe bindje ndaj lobit katolik duke propozuar emrat e parë që mund të vihen në krye të ministrive. 
Ardian Marashi do të vihet në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në vend të Lindita Nikollës, e cila e ka mbajtur këtë post deri më tani. Ky i fundit ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ndërsa tashmë do ta marrë detyrë të re, atë të Ministrit të Arsimit.

Sa i takon emrave të ministrave të tjerë, deri më tani nuk bëhet i ditur ndonjë emër konkret nga ana e opozitës dhe e aleatëve. Këto emra për qeverinë teknike duhet të jenë gati deri ditën e hënë kur do të ketë një seancë të jashtëzakonshme plenare të thirrur nga Meta. Përpos ministrisë së Arsimit priten edhe emrat e Zv/Kryeministrit teknik, ministrit të Brendshëm, ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë dhe ministrit të Financave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne