Lulzim Basha dorëzon “Range Rover”-in pasi humbi vulën, parkohet në oborrin e selisë së PD-së

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka humbur vulën zyrtare, ka dorëzuar edhe makinën që ishte në emër të PD.

Ndërkohë që në fasadën e selisë blu, prej disa javësh është vendosur një pankartë e madhe, me mbishkrimin “Free Berisha” (lironi Berishën), pasi ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie”, prej dhjetorit të vitit 2023.

Pavarësisht arrestimit, Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë arritur që të mbajnë shumicën e anëtarësisë, dhe tashmë edhe vulën, që iu dha me vendim të Apelit, në datën 11 qershor të këtij viti, pas një sage të gjatë përplasjesh gjyqësore.

Me marrjen e logos zyrtarisht, Flamur Noka i kërkoi Lulzim Bashës, dhe përfaqësuesve të tjerë, që kishin drejtuar më herët këtë forcë politike, që të dorëzonin të gjitha mjetet që kishin përfituar nga PD, përfshirë edhe menaxhimin e rrjeteve sociale, një pjesë e të cilave kanë mbetur ende në dorën e përfaqësuesve të mëparshëm të zyrës së shtypit. /Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne