Lulzim Basha nuk merr asnjë përgjegjësi për humbjen dhe nuk largohet: Do të luftojmë deri në fitore!

Ndodhi pikërisht ajo që pritej. Lulzim Basha nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve parlamentare dhe faktin se e ka lënë Partinë Demokratike edhe katër vite në opozitë.

Basha ka deklaruar se do të “luftojë deri në fitore”, duke nënkuptuar se do të vijojë të qëndrojë në krye të Partisë Demokratike.

Ai rreshtoi disa arsye, sipas të cilave kanë çuar në humbjen e zgjedhjeve, si ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, përdorimi i parave të koncesioneve, përdorimi i të dhënave private të qytetarëve, etj, fakte këto që Lulzim Basha nuk i ka përmendur fare në fushatë dhe i pranoi, duke i legjitimuar zgjedhjet.

“Kemi shumë vite që luftojmë për demokraci. U deshën shumë vite të luftojmë regjimin komunist por ne ja dolëm, sepse jemi një popull që beson në demokraci.

Ne bëmë një betejë për demokracinë. Besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit ne do të fitonim dhe do të kthenim demokracinë.

Kjo nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Hymë në betejë me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme. Ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Dhjetëra mijëra fletë të pavlefshme, miliona euro të hedhura…

Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara, vodhën të dhënat personale të qytetarëve, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan administratëtn, gazetarët dhe mediat, duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.

Ne sollën një arritje të madhe dhe të jashtëzakonshme. Ne u bëmë më të fortë. Jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë.

Ne do ta vazhdojmë betejën me të gjithë fuqinë tonë, me gjithçka, për demokracinë, do të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.

Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi. Ju premtoj sot, ne nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju!

Dielli do të ngrihet përsëri nesër në horizont, dielli i shpresës për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.

/TPZ.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne