Lulzim Basha si Xi Jinping: udhëron vaksinim me pahir të shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se kërkon me patjetër që ti nënshtrojë shqiptarët edhe më shumë se po bën aktualisht kryeministri Rama. Në mënyrë të cuditshme ai i ka kërkuar sot qeverisë që në vjeshtë të vaksinohet falas e gjithë popullata shiptare kundër gripit covid 19.

Basha po imiton në këtë mënyrë Xi Jinping të kinës i cili me qëllim që të bindë popullsinë të vaksinohet do t’jua japë atë falas, ndërsa pagesat për to duhet ti bëjë qeveria.

Singurisht që në këtë kontekst, përsëri ato do të paguhen nga xhepi i qytetarëve shqiptarë pasi sheti mbahet nga taksat që ju merr shtetasve të saj.

Pra, sic e shihni Basha ka marrë përsipër një tjetër rol tek ndërkombëtarët që për t’u bërë kryeministër duhet tu bindet urdhërave të tyre dhe ti bëjë presion qeverisë që ajo të shkelë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve.

Me deklaratën e sotme të Bashës nënkuptohet që nëse ai do të ishte sot kryeministër do të merrte vendim prej diktatori, ashtu si Xi Jinping në kinë, duke vaksinuar me pahir populatën me vaksinën anti covid.

Statusi i Lulzim Basha:

“Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.

Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!”/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne