Macron mbyll organizatën që lufton Islamofobinë: jeni islamikë!

Përpjekjet e qeverisë franceze për t’ua mbyllur gojën muslimanëve, në mënyrë që të mos kenë mundësi ta raportojnë Islamofobinë në Francë kanë arritur ekstremin e mundshëm, thë kjo pasi qeveria franceze ka ndaluar punën e Kolektivit për Luftimin e Islamofobisë në këtë vend (CCIF).

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se, me urdhër të Presidentit francez Emmanuel Macron, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për të mbyllur CCIF, një organizatë jo-qeveritare që monitoroi dhe paralajmëroi presionin dhe diskriminimin e pësuar nga muslimanët në Francë.

Darmanin akuzoi CCIF se njihet si një “organizatë islamike” për vite me rradhë.

CCIF tha më 19 nëntor se kishte marrë një vendim për të filluar procedurën e mbylljes, pasi ministri i Brendshëm ishte nënshtruar presionit nga e djathta ekstreme në Francë.

Deklarata tha se CCIF do të pezullojë të gjitha aktivitetet në Francë nga 29 nëntori dhe se shumica e aktiviteteve do të zhvendosen në vendet e tjera.

Ata thanë se selia e organizatës do të zhvendosej nga Franca dhe se ata nuk do të shikonin prapa në lëvizjet e pabazuara të Parisit zyrtar.

“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje ligjore për viktimat e Islamofobisë dhe t’i mbajmë të gjitha institucionet ndërkombëtare të informuara për të gjitha fazat e luftës kundër diskriminimit në Francë,” tha CCIF në një deklaratë. /tesheshi

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne