Bota

Madridi do pezullojë autonominë e Katalunjës

Qeveria konservatore e Spanjës ka rënë dakord me opozitën socialiste për të mbajtur zgjedhje rajonale në Katalunjë në janar, kanë njoftuar socialistët.

Zgjedhjet janë pjesë e një pakete masash që po ndërmerren për të pezulluar autonominë e rajonit, ndërsa udhëheqësi i tij kërcënon të shpallë pavarësinë.Qeveria e Katalunjës do të shkrihet para votimit. Vet kryeministri spanjoll Mariano Rajoy do të lajmërojë masat për vendosjen e sundimit të drejtpërdrejtë pas një takimi të qeverisë të shtunën. Lista e plotë e masave do të përpilohet në këtë mbledhje.Senati spanjoll, i kontrolluar nga Partia Popullore e Rajoyt dhe aleatët e saj, duhet më pas ta miratojë atë. Neni 155 nuk i jep qeverisë fuqinë për të pezulluar plotësisht autonominë dhe nuk e lejon atë të devijojë nga lista e masave.Duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel, ku mori pjesë në samitin e BE-së, kryeministri Rajoy tha se udhëheqësit separatistë i kanë bërë llogaritë gabim.“Puigdemont nuk do të marrë pjesë në asnjë forum dhe, e vetmja gjë që ai sugjeron është që ne të themi po. Unë nuk mund ta pranoj referendumin dhe ai nuk ka ofruar asnjë alternativë tjetër”, tha Rajoy./ PT

OPINIONE