Maduro dënon liderët evropianë për heshtjen ndaj përdhosjes së Kuranit

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka kritikuar liderët evropianë për heshtjen e tyre ndaj akteve blasfemike kundër Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë.

“Unë i dënoj këto akte raciste të urrejtjes kundër kombeve myslimane,” tha presidenti i Venezuelës për rrjetin televiziv të lajmeve al-Mayadeen të Libanit. “Heshtja e liderëve evropianë për djegien e Kuranit është befasuese, gjë që përbën bashkëpunimin e tyre në krim”.

Maduro tha se ishte e pamundur të mbylleshin sytë ndaj provokimeve të tilla që poshtërojnë Islamin dhe ndjekësit e tij. “Çfarë do të thoshin të krishterët evropianë nëse një Bibël do të digjej para tyre?”

Presidenti venezuelian tha se ishte “shumë e natyrshme” që komuniteti global islamik shfaqi një “reagim të zemëruar” ndaj përdhosjes së librit të shenjtë. Gjatë javëve të fundit, Kurani i Shenjtë disa herë ka qenë subjekt i akteve të përdhosjes nga elementë ekstremistë në Suedi dhe Danimarkë, qeveritë e të cilëve kanë justifikuar fyerje të tilla si “liri e shprehjes”.

Aktet blasfemike kanë ndezur zemërimin e të gjithë komunitetit mysliman anembanë globit. Disa vende kanë thirrur ose dëbuar ambasadorët suedezë dhe danezë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne