Ish-kreu i Mossadit: Jemi pranë fundit të ëndrrës së zionizmit

Ish-kreu i shërbimit inteligjent Mossad të regjimit zionist tha se kabineti aktual i këtij regjimi do të shkatërrojë ëndrrën e zionizmit dhe do të shkatërrojë zionistët.

Sipas raportit të gazetës  Yediot Aharonot ; Tamir Pardo, ish-kreu i shërbimit inteligjent Mossad, në një fjalim të tij kritikoi ashpër punën e kabinetit të kryeministrit të Beniamin Netanjahu dhe tha se ky kabinet do të shkatërrojë zionistët.

Tamir Pardo tha se është për çudi sesi regjimi sionist po shkatërron veten me duart e veta dhe vazhdoi: Racistët fashistë presin që lufta e Gogut dhe Magogut të përfundojë dhe hebrenjtë të mposhtin sektet e tjera.

Miqtë e Izraelit për disa vite kanë paralajmëruar vendimmarrësit e Izraelit.  Ish-kreu i Mossad-it pak ditë më parë tha  se ky regjim nuk ka të ardhme për shkak të ndryshimeve gjyqësore që Beniamin Netanjahu kërkon të zbatojë dhe është i dënuar me shkatërrim dhe rënie të shpejtë.

Kjo çështje do të ekzistojë edhe në Amerikë dhe Evropë.  Pas miratimit të ligjit të reformës në drejtësi, kriza dhe përçarja në nivel politik dhe në nivel social të izraelitëve dhe ushtrisë së regjimit sionist është përshpejtuar dhe e ka shtyrë këtë regjim drejt humnerës.

Shqetësimi për mundësinë e një lufte civile, nëse kabineti qeverisës nuk zbaton vendimin e Gjykatës së Lartë, është përhapur në të gjithë territoret e pushtuara dhe krerët e aparatit të sigurisë dhe ushtrisë sioniste po shqyrtojnë rrugët për të dalë nga kjo krizë dhe që të parandalojnë shembjen e plotë të regjimit.

Protestat e ndryshimeve gjyqësore kanë arritur edhe tek ushtria dhe oficerët rezervë. Deri më tani mijëra ushtarë të ushtrisë sioniste kanë pezulluar shërbimin e tyre./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne