Maduro i bën thirrje ushtrisë: Qëndroni gati ndaj një sulmi ushtarak të Amerikës

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka vendosur rritjen e gatishmërisë ushtarake pasi sipas tij një sulm ushtarak nga SHBA nuk përjashtohet. Në një fjalim para trupave të shtunën, Maduro e cilësoi SHBA një perandori, ndaj së cilës atdheu duhet mbrojtur me armë.

“U kam thënë gjeneralëve dhe admiralëve dje: besnikëri, dua një besnikëri aktive. Ju besoj, por mbani sytë hapur…” citohet Maduro.

Mesazhet e tij vijnë si përgjigje ndaj deklarimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i cili nuk përjashtoi ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë, një vend ku opozitari Juan Guaido është njohur si president i përkohshëm nga 50 vende dhe synon përmbysjen e Maduros.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne