Maduro organizon protesta anti-imperialiste

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u bëri thirrje përkrahësve të vendit që më 9 mars, të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër fuqive anti-imperialiste, në të njëjtën ditë kur edhe opozita paralajmëroi se do të mbajë protesta anti-qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së paraardhësit të tij, Hugo Chavez, Maduro mbrëmë tha se do të mposhtin pakicën e tërbuar e cila plaifikon të destabilizojë Venezuelën.

“Ne do ta bëjmë këtë për Chavezin, në emër të historisë së lavdishme të vendit tonë”, tha Maduro.

Ky ishte adresimi i parë i Maduros për publikun që nga e hëna kur u kthye në vend kreu i opozitës Juan Guaido, i cili vizitoi disa vende të Amerikës së Jugut.

Edhe pse Gjykata Supreme ia ndaloi të largohet nga Venezuela, Guaido më 23 shkurt udhëtoi për në Kolumbi në një përpjekje për të futur konvojin me ndihmat amerikane në Venezuelë. Para se të kthehej ai gjithashtu vizitoi Brazilin, Paraguajin dhe Argjentinën.

Pas aterimit në aeroportin e Caracas të hënën, simpatizantët e Guaidos thanë se opozita venezueliane ishte më e fortë se kurrë.

Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro dha betimin për mandatin e tij të dytë pas zgjedhjeve që bojkotoi opozita.

Tensionet u përshkallëzuan, kur lideri i opozitës Juan Guaido më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, të cilin e mbështeti SHBA-ja dhe shumë vende evropiane dhe të Amerikës Latine ndërsa Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne