Bllokimi i buxhetit të Skraparit, kreu i bashkisë dhe banorët dalin në protestë

Bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Skraparit dhe pasojat që erdhën nga ky ngërç kanë nxjerrë në rrugë kreun e Bashkisë dhe banorët.

Ata u mblodhën në sheshin përpara Zyrës së Thesarit në këtë qytet, duke protestuar kundër bllokimit te buxhetit.

Veç banorëve, kryetari i bashkisë, Nesim Spahiu, së bashku me punonjësit e bashkisë u mbështetën edhe nga strukturat e LSI.

Silva Caka gjatë fjalës së saj bëri përgjegjës për këtë situatë Ministren e Financave dhe deputetin e PS-së për këtë zonë Arbnor Shameti.

Bllokimi i buxhetit ka detyruar bashkinë e Skraparit të mbyllë disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo dhe Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimin e Pastrimit dhe gjithë shërbimet.

Konflikti në bashkinë Skrapar nisi në fillim të janarit, kur kërkohej shkarkimi i 143 personave. Shumica në këtë këshill e ka PS.

Ndërkohë çështja do kalojë në Gjykatën Administrative.

“I bëj thirrje ministrit Blendi Klosi, që si i dërguar i PS-së, se në Qarkun e Beratit mban në punë si drejtues i Zonave të Mbrojtura në Skrapar, një njeri me diplomë të falsifikuar, person i cili po mban peng buxhetin si kryetar i këshillit bashkiak”.

Caka apeloi edhe kryeministrin Rama, që sipas saj nuk ka reaguar për situatën dhe nuk ka ushtruar kompetencat e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne