Magjia e shnderrimit te fytyres

Asnjehere nuk ka qene me e lehte te jesh dy persona ne te njejten kohe, sesa sot ne kohen e internetit. Sot mund te jesh edhe socialist edhe demokrat ne te njejten kohe. Mund te jesh edhe i pasur edhe askush, edhe engjell edhe djall, edhe injorant edhe Ajnshtajn, edhe mashkull edhe femer.

Madje mund edhe ti besh keta dy persona te zihen me njeri tjetrin pa e kuptuar asnje se eshte i njejti njeri qe po zihet me vetveten. Nese je demokrat dhe ne jeten reale nuk thua dot asgje kundrra partise, mjafton te hysh ne internet dhe ja: ke nje emer te ri, bindje te reja, mbase edhe gjini tjeter, dhe c’eshte me e bukura ti egziston virtualisht njelloj si dikush me identitet te vertete.

Per boten ti tani je nje person i vertete, te besojne dhe degjojne ato qe thua, ndonjehere te binden, kerkojne ndihmen tende, madje ndonjehere edhe dashurohen me ty, dmth me personin virtual qe ti je shnderruar. Pra sic e sheh, ti tani vetem me nje fjale, abrakadabra, perdor fuqite magjike per tu kthyer ne dike tjeter.

Por a ndihmon kjo aftesi magjike per te bere dicka? Shumica prej nesh argetohen me kte force magjike, disa realizojne endrren e tyre feminore per tu kthyer ne fantazme dhe per te vjedhur e vrare ke te duan. Disa shprehin opinionet qe nuk do ti shprehnin kurre me fytyren e tyre te vertete nga frika, drojtja apo paragjykimi.

Por ajo qe do na shqetesoje gjithmone do jete ana jone e erret qe nuk mund ta shprehim ne jeten reale dhe duhet ta ndrydhim ne vetvete. A do mundet kjo fryme e mallkuar qe mbajme perbrenda te qendroje e heshtur ne jeten virtuale, apo do te shpertheje duke bere lemsh jeten reale? Do jene keto dy bote ne paqe, apo virtualiteti do tentoje te sundoje realitetin?/ Zbulime.wordpress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne