Sport

Majlinda Kelmendi, pa medalje

Pavarësisht pritshmërive të mëdha, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi nuk ka shfaqur një formë të mirë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Budapest, një turne të cilin e mbylli në vendin e katërt.

Sportistja nga Peja e nisi mirë garën duke eliminuar me një rezultat të pastër 2-0 francezen Amedin Bushard dhe duke kaluar në gjysmëfinale. Përballë kosovares, në tapet u prezantua rivalja japoneze Ai Shishime, e cila u tregua më e fortë se Majlinda Kelmendi pas 9 minutash luftim që u vendos në kohën shtesë.

Majlindës i kushtoi një gabim i vogël në finalen e duelit, të cilën japonezja e shfrytëzoi për t’iu gëzuar fitores.

Objektivi i fundit i Kelmendit ishte renditja në podium, por edhe medalja e bronztë u sfumua pas humbjes me brazilianen Erika Miranda. 

OPINIONE

INTERVISTA