Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot (2 mars) në Devoll.
Një këmbësore e moshuar humbi jetën si pasojë e goditjes nga një mjet që po ecte mbrapsht.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vishocicë, në orën 14:15, ndërsa viktima është A.M., 85 vjeçe.
“Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën”, njoftoi policia vendore.
Pas marrjes së informacionit dhe nisjes së hetimeve, drejtuesi u shoqërua dhe me të “po kryhen veprimet procedurale”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tpz

















