Makina përplas 8-vjeçarin në Tiranë/ Shoferi largohet nga vendngjarja, policia vihet në kërkim të tij

Policia e Tiranës njofton për dy ngjarje të ndodhura në orët e fundit në kryeqytet.

Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, ku një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplasur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne