Më shumë se 3 muaj të mbyllur, nisen sot tragetet e parë nga Durrësi drejt Italisë. COVID-19 ndryshon rregullat

Sot në mbrëmje nisen dy tragetet e parë nga Durrësi drejt Italisë, pas një bllokimi të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fillimisht do të lejohen vetëm shtetasit e vendeve të BE-së dhe shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në këto vende, si dhe personeli diplomatik. Drejtori i drejtorisë së përgjithshme detare Paulin Ndreu shprehet se nga sot do të lejohen edhe personat që udhëtojnë drejt vendeve të BE për arsye shëndetësore.

Nga data 1 korrik do të kenë mundësi të gjithë për të udhëtuar me tragete nga dhe drejt Italisë. Drejtori Ndreu shton se do të zbatohet me rigorozitet protokolli i ministrisë së Shëndetësisë, pasi tragetet do të operojnë me jo më shumë se 70 përqind të kapacitetit të udhëtarëve.

Për zbatimin e protokollit në kuadër të masave anti-covid, është menduar që check-in i pasagjerëve të fillojë më herët, pasi nevojitet më shumë kohë në këtë periudhë të pandemisë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne