Makina përplas të miturën në Rrogozhinë, humb jetën 2-vjeçarja

Aksident në Rrogozhinë. Një makinë ka përplasur një të mitur, e cila për pasojë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne