Makinat arabe të luftës, që frymëzuan Leonardo da Vinçin

Nuk ka shumë siguri, por është e mundur që Leonardo da Vinci të ketë pasur njohuri për veprën e Ibn Khalaf al-Muradit, inxhinier arab që në vitin 1000 ka shkruajtur “Librin e sekreteve”.

“Më e veçanta e punës së al Muradit, është pikërisht qëllimi i autorit për të zbuluar mekanizmat që bëjnë të lëvizin këto pajisje, këto ora”, thotë Edoardo Zanon, një prej kuratorëve të ekspozitës “Leonardo3 në Milano.

“Mekanizmat në të vërtetë nuk ishin të dukshëm: ishin të fshehur ndoshta brenda kutive, portave metalike apo të drunjta. Pra, aparatura përfundimtare, për publikun dukej sikur kishte diçka magjike”. Pjesa më interesante e “Librit të sekreteve” përbëhet nga mekanizma për t’u përdorur në luftë.

Feniksi mekanik, për shembull, formohej nga një kullë nga maja e të cilës, përmes një mekanizmi, lëshoheshin topa të zjarrtë.

Po kështu, përdorej edhe për të ngritur një luftëtar dhe për ta transportuar përtej pengesë së armikut, apo për të kapërcyer një mur të lartë. Ishte edhe shkatërruesja e kështjellave, një armë mbresëlënëse me një akrep të fshehur, në gjendje të shkatërronte muret e kështjellave.

Në fund, kulla mekanike ishte një sistem që lejonte një grup ushtarësh të mbërrinin në muret e armikut, duke i ngritur përmes një pasarele të formuar nga vetë çatia e kullës. Një dorëshkrim, ai i al Muradit, që kërkoi një angazhim të madh sa i përket përkthimit./ express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne