Bota

Makron kërkon uljen e varësisë së Evropës tek dollari

Veprimet dhe politikat e njëanshme të Amerikës sidomos gjatë presidencës së Donald Trump dhe sidomos sanksionet kundër rivalëve të Amerikës dhe kërcënimet për sanksione ndaj partnerëve të Uashingtonit, ka detyruar shumë qeveri dhe sidomos partnerët evropianë të Amerikës që të kritikojnë Uashingtonin për keqpërdorimin e sanksioneve dhe dollarit nga ana e Amerikës kundër vendeve të tjera.

Emanuel Makron, president i Francës në një konferencë të tij deklaroi se Evropa deri tani nuk ka mundur të gjejë një zëvendësues të dollarit, pasi është tepër e varur tek kjo valutë dhe shtoi kjo gjendje duhet ndryshuar. Diplomatët evropianë kanë deklaruar se sanksionet e administratës së Amerikës kundër Iranit do të bëhen shkak për dobësimin e vlerës së dollarit. E përjavshmja “Washington Examiner” në një artikull të saj ka shkruar se diplomatët evropianë njëkohësisht me afrimin e raundit të ri të sanksioneve të Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit, kanë paralajmëruar për rënien e vlerës së dollarit. Sipas diplomatëve evropianë, ky veprim i Amerikës mund të rezultojë me përshpejtimin e procesit të bisedimeve në lidhje me sistemet e reja financiare zëvendësuese pa u mbështetur te dollari dhe te politikat e Amerikës që në fund e gjithë kjo rezulton me rënien e vlerës së dollarit. Ministri rus i financave ka thënë se kompanitë evropiane po kërkojnë të eliminojnë dollarin nga tregtia me Rusinë. Ministri rus i financave Anton Silvanov tha se Moska dhe kompanitë evropiane po bashkëpunojnë me partnerët për eliminimin e dollarit. Silvanov tha se Rusia është e gatshme të bashkohet me çdo veprim në përgjigje të sanksioneve të SHBA, duke ju referuar raporteve mbi krijimin e një sistemi të shpejtë SWIFT Swap, me euro, të cilin bankat dhe institucionet financiare evropiane do të përdorin për tregtinë e naftës. Largimi nga sanksionet është faktori kryesor që ndikon në çmimin e monedhës, por qeveria ruse dhe banka qendrore dinë të merren me këto luhatje, tha ministri rus i financave.

Silvanov shprehu shpresën se veprimet e qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë do të stabilizojnë kursin e këmbimit. Ministri rus i financave më herët tha se dollari amerikan nuk është më një mjet i besueshëm pagese në tregtinë ndërkombëtare. Krizat financiare dhe ekonomike të Amerikës, rritja e vazhdueshme e borxhit të këtij vendi ka ulur besimin ndërkombëtar në përdorimin e dollarit si monedha e shkëmbimeve tregtare. Ndërkohë vendet janë duke zëvendësuar dollarin me monedhën e tyre vendase. Thesari i Shtetit në Amerikë ka deklaruar se deficiti buxhetor këtë vit është i pashoq në krahasim me 6 vitet e kaluara dhe kjo situatë ka lindur për shkak të politikave monetare dhe financiare të presidentit amerikan, shpenzimeve të larta ushtarake dhe për shkak të deficitit buxhetor të këtij viti që është 19% më i lartë sesa ai i vitit 2017. Ulja drastike e PBB në Amerikë, ulja e rezervave të dollarit, zëvendësimi i valutës me monedhat vendase sidomos nga Kina, mosbesimi i vendeve të botës ndaj zotimeve politike dhe financiare të Amerikës, konkurrenca e vendeve për të shfrytëzuar një valutë të qëndrueshme, përdorimi i dollarit si mjet për qëllime politike, janë ndër shkaqet kryesore të humbjes së besimit të vendeve të tjera tek dollari amerikan. Në atmosferën me plotë tensione botërore, Kina dhe Rusia po bëjnë përpjekje kundër perandorisë së dollarit. Kjo gazetë ka shkruar se Uashingtoni po ndjek me shqetësim procesin e bashkëpunimit në rritje mes Rusisë dhe Kinës dhe Bashkimi Evropian i cili konsiderohet një humbës në fushën ekonomike, po mundohet që nëpërmjet forcës ushtarake dhe ndikimit politik, të ruajë pozicionin e forcës./ PT

OPINIONE