Shqiperia Sociale

“Ndërton shtëpi për qentë dhe ne na nxjerrë në rrugë” protestuesit shpërthejnë të revoltuar ndaj Veliajt

Ka nisur protesta e banorëve të Astirit përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet.

Qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë tashmë prej ditësh, kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.

Shumë prej banorëve shprehen të revoltuar me kryebashkiakun e Erion Veliaj, për të cilin një nga banorët thotë se po dnërton shtëpi publike për qen dhe në po na nxjerr në rrugë.

“Kam paguar çdo taksë. Pse po na dënon me vdekje. Le të vijë të na bëjë varrin aty, ne shtëpinë nuk e lëshojmë. Si do të jetojmë ne. Ai ndërton shtëpi publike për qentë ne na nxjerr në rrugë. I kemi ndërtuar me gjak. Turp! Turp! Turp!”- shprehet i indinjuar një banorë.

Raportohet se në protestë ka prezencë të këshilltarëve të djathë të Bashkisë së Tiranës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Banorët kanë vendosur që të qendrojnë para bashkisë, duke mos bllokuar rrugën, deri sa të marrin një përgjigje konkrete nga përfqësues të bashkisë për zgjidhjen e strehimit të tyre.

Ndërkohë banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë, i kanë drejtur dhe një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe presidentit Ilir Meta.

Në letrën drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, qytetarët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut.

Më tej banorët kerkojnë që të dëmshpërblehen në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizuar dhe si ato që nuk kanë legalizuar, sepse kanë 25 vite që jetojmë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në komunitet.

OPINIONE