Makron: Problemi kryesor i Afrikës janë familjet me nga 7-8 fëmijë

Presidenti francez Emanuel Makron është sulmuar ashpër pasi ka thënë se një nga problemet kryesore të Afrikës janë gratë që kanë shumë fëmijë. Mediat sociale e kanë qortuar atë pasi ka fajësuar fëmijët e pafajshëm në vend të kompanive perëndimore që po “plaçkisin” Afrikën.

Makron iu drejtua çështjeve afrikane gjatë samitit G20 të 7-8 qershorit në Hamburg, Gjermani. Megjithatë, videoja e fjalimit të tij u lëshua në mediat sociale vetëm të hënën.

Presidenti tha se problemet e kontinentit afrikan nuk ishin ekonomike, ekologjike, apo politike, por demografike.

“Kur shtetet kanë ende shtatë deri në tetë fëmijë për grua, mund të vendosni të shpenzoni miliarda euro, por ju nuk do të stabilizoni asgjë”, tha ai.

Udhëheqësi francez u sulmua për komentet e tij nga përdoruesit e mediave sociale të cilët thanë se fëmijët po kritikohen përsëri për krizën afrikane, në vend të firmave perëndimore që i “plaçkisin” ata.

“Me sa duket grabitja e burimeve nga kompanitë perëndimore nuk është pjesë e problemeve [të Afrikës]. Është faji i 7-8 fëmijëve [për grua],” shkroi me sarkazëm një person në Tëitter, duke shtuar se problemi demografik është rezultat i moszhvillimit, e jo shkaktari.

“Ai ka harruar për vendet që po plaçkisin burimet natyrore të Afrikës”, shkroi një tjetër.

Disa njerëz e përmendën fjalimin e Makronit si një shembull të “racizmit të përditshëm”.

“Shtatë-tetë fëmijë për grua nuk janë problem i civilizimit”, tha një person, ndërsa një tjetër shtoi: “Është 2017 dhe Franca ende ndan pikëpamje kolonialiste dhe raciste ndaj Afrikës. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne