Mal i Zi, zbulohet një tunel nën Gjykatën e Lartë në Podgoricë që çon në dhomën ku ruhen provat

Zyrtarë të Gjykatës së Lartë në Podgoricë kanë zbuluar pak ditë më parë se nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë deri në depon e saj gjendej i hapur një tunel, raporton Anadolu.

Në depon e Gjykatës së Lartë ruhen materiale dëshmuese ndër të tjera edhe një sasi e madhe droge. Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviq konfirmoi sot se kanë zbuluar një tunel nëntokësor. Ai tregoi se nga depoja, nga materiali dëshmues nuk mungon pothuajse asgjë.

“Në një vend të fshehur mirë u gjet një tunel i gërmuar, për ndërtimin e të cilit është nevojitur një periudhë e gjatë kohore”, tha Saviq në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se hetimet kanë përfunduar dhe se nuk e dinë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse kjo hapje nuk do të ishte zbuluar.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është që mbyllëm diçka që përbënte rrezik”, theksoi Saviq.

Ai tha se është bërë inventarizimi dhe është konstatuar se nuk mungon pothuajse asgjë. Pas ekzaminimit të sendeve, shtoi ai, u konstatua se ato ishin kontrolluar.

“Tuneli u zbulua saktësisht nën tokë, kurse hetimet do të përcaktojë se çfarë mjeti është përdorur. Është e pabesueshme metoda e kryerjes, gërmimit të tunelit”, tha Saviq.

Ai theksoi se prej kohësh kanë paralajmëruar për problemin e sigurisë.

“Nuk shohim arsye pse provat janë ende në depo. Megjithatë, ende nuk është gjetur një zgjidhje për to”, tha Saviq./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne