Malki: Pjesëmarrja ndërkombëtare në Festivalin e Jericho-s (Xheriko) mbart në vetvete mesazhe drejtuar palës izraelite.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës të Shtetit të Palestinës, Dr.Riad Malki, tha se pjesëmarrja ndërkombëtare në Festivalin që u organizua dje në Jericho, Palestinë, ishte një refuzim i planit izraelit për aneksimin e pjesëve të territorit palestinez. Ai shtoi se pjesmarrja në festival mbarti në vetvete shumë kuptime dhe sinjale drejtuar palës izraelite, duke i lënë asaj të kuptojë se do te paguajë çmimin në rast se do të zbatojë planin e aneksimit.

Ministri i Jashtëm, Dr.Maliki theksoi gjatë një interviste të dhënë sot për radion “Zëri i Palestinës”, se ky Festival ishte një “konsensus ndërkombëtar” kundër aneksimit, jo vetëm me të dhëna, por edhe me praninë e drejtpërdrejtë ndërkombëtare në një eveniment popullor në një tokë që është e kërcënuar nga aneksimi.

Dr.Malki, bëri të qartë se Shteti i Palestinës, do dëgjojë me vënmendje diskutimet e shteteve anëtare që do të flasin në nivelin e ministrave të jashtëm ose zëvendësve të tyre në seancën e Këshillit të Sigurimit që do të zhvillohet nesër, të Mërkurën. Ai nënvizoi se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të paraqesë një raport periodik në lidhje me zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit (2334) për vendbanimet.http://wafa.ps/Pages/Details/3877…

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne