Mandati i Agim Kajmakut, KQZ vendos të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë më 1 nëntor lidhur me mandatin e kryebashkiakut të Vorës, Agim kajmaku, i kapur nga ligji i dekriminalizimit.

Prokuroria i ka kërkuar KQZ-së që të ndërpresë mandatin e Kajmakut, pasi u vërtetua mosdeklarimi i tij në formularët e dekriminalizimit të ndalimit që kishte pasur në Greqi dhe procesit gjyqësor atje.

Pritet të KQZ me shumicë socialiste, pasi kontrollon 4 nga 5 anëtarët që ka aktualisht, të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të shprehet në ditën e parë të muajit nëntor.

Gjithashtu PD i ka kërkuar KQZ-së përmes një shkrese të zbatojë ligjin, duke i kujtuar rastet e ngjashme, si ai i deputetit Aqif Rakipi, mandati i të cilit u ndërpre për të njëjtat argumente./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne