Manifestuesit e Trump thyejnë Capitol Hill, ndërpritet seanca për certifikimin e Biden

 

Vazhdon të jetë e tensionuar situate në Capitol Hill, aty ku sot pritej që Kongresi Amerikan të certifikonte fitoren e Joe Biden. Mbështetës të Donald Trump I cili nuk pranon humbjen kanë mësyrë në ndërtesë, ndërsa oficerë të policisë kanë mbyllur dyert e ndërtesës duke lëshuar alarmin e emergjencës.

“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërta dhe qëndroni të qetë.”

Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që do të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA.

Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit në mënyrë që senatorët, stafi dhe gazetarët ti përdorin për të kaluar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne