Ruhani: Nëse Biden zbaton zotimet e Amerikës, përgjigja e Iranit është e qartë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke vë në dukje fillimin e punës së qeverisë së Joe Biden në Amerikës në të ardhmen e afërt dhe deklaroi: “Nëse Biden zbaton zotimet e veta, përgjigja e Iranit është e qartë”.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se nëse Amerika do të zbatojë të gjitha zotimet e veta, Irani gjithashtu do të zbatojë zotimet e tij, deklaroi: “Populli i Iranit do të vazhdojë rrugën e vet në mënyrë të fuqishme dhe njëkohësisht me këtë në çdo kohë që pala tjetër do t’i nënshtrohet ligjit, Iran do ta mirëpresë këtë”.

Presidenti i Iranit në vazhdim duke hedhë një vështrim kalimthi mbi fitoren e popullit të Iranit në tre periudha historike në fitoren e Revolucionit Islamik, në luftën imponuese dhe në luftën ekonomike të armiqve, theksoi: “Askush në bot nuk duhet të mendojë se me sanksione dhe luftë ekonomike do të mund ta gjunjëzojë popullin e Iranit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje edhe aksidentin e avionit ukrainas më 8 janar të vitit 2020 në periferi të Teheranit dhe duke shprehur përsëri solidaritet me familjet e viktimave të këtij aksidenti, ka theksuar për procesin gjyqësor të drejtë ndaj shkaktarëve të këtij aksidenti të avionit ukrainas. Qeveria e Iranit në mbledhjen e javës së kaluar ka marrë vendim për pagimin e dëmshpërblimit për familjet e viktimave të këtij aksidenti dhe në këtë kuadër është vendosur që pa kurrfarë dallimi ndaj viktimave me shtetësi iraniane ose joiraniane, të paguhen 150 mijë dollarë dëmshpërblim”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne