Ushtria turke neutralizon 7 terroristë të PKK/YPG-së në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 7 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG-së në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, në veri të Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare terroristët tentuan të infiltrohen në zonën operative “Burimi i Paqes”.

“Heronjtë e forcave komando turke kanë neutralizuar 7 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët po përpiqeshin të infiltroheshin për të prishur mjedisin e qetësisë dhe besimit. Ata u neutralizuan përpara se të arrinin qëllimet e tyre”, theksoi Ministria./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne