Manovra në Lituani, NATO në portat e Rusisë

Rreth 5.300 ushtarë nga dhjetë shtete të NATO-s kanë nisur një manovër të madhe ushtarake në Lituani.

Qëllimi i stërvitjes “Ujku i Hekurt, sipas DW, është të verifikohet gatishmëria për mision e batalioneve të Aleancës të stacionuara në shtetin balltik.Njësia luftarake shumëkombëshe, që forcon krahun lindor të NATO-s dhe ushtron presion mbi Rusinë drejtohet nga Forcat e Armatosura të Gjermanisë, së mbështetur nga vendet e Beneluksit dhe Norvegjia. Manovra, që do të zgjasë deri më 23 qershor, sipas të dhënave ushtarake do të shtrihet në tre rajone të Lituanisë. Krahas trupave të batalionit të NATO-s, në manovër marrin pjesë edhe ushtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Polonia dhe Portugalia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne