Maqedonasit e Prilepit: si e kanë djegur e më pas shndërruar në tualet publik xhaminë më të vjetër në Europë (video)

Ajo llogaritet si xhamia më e vjetër në Europë. Dhe mu për këtë arsye, do ishte nder për Prilepin që ruante si sytë e ballit. Por marrëzia maqedonase, pasi e shkrumboi për inat të UÇK-së – ngase gjatë konfliktit të vitit 2011 u vranë 10 ushtarë maqedonas nga Prilepi – e ka lënë ashtu sot e kësaj dite.

Dhe ajo tashmë ka degraduar në një tualet publik, ku individë të ndryshëm, gjithnjë maqedonas, nuk e kanë për gjë që të përmjerin nëpër ambientet e saj.

Në Prilep jetojnë 10 përqind shqiptarë, të cilët ndihen si “në rrethim” nga maqedonasit. Xhamia e Çarshisë në Prilep është ndërtuar në vitin 1475.

Ajo pret të rindërtohet, siç janë shprehur autoritetet Qendrës Kombëtare të Konservimit në Maqedoni, porse thonë se presin lejen përkatëse.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne