Bota

Trump: E njoh zyrtarisht Palestinën në mënyrë që Kudsi mos të jetë kryeqytet i saj

Një gazetë izraelite deklaroi se Trump pranoi kërkesën evropiane për njohjen e shtetit palestinez, por duke kërkuar një kushte që Kudsi të mos jetë kryeqyteti i këtij vendi!

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk e ka problem të njohë shtetin palestinez, por ai kërkon një kushte për një gjë të tillë, transmeton agjencia e lajmeve Mehr. Gazeta sionist Yediot Ahranot shtoi se vendet evropiane i kanë bërë presion Trumpit për të njohur shtetin palestinez në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin lindor. Gazeta sioniste deklaroi se palestinezët kanë bërë shumë përpjekje për të bindur evropianët që të ndërhyjnë në procesin e pajtimit dhe ata janë treguar të suksesshëm në këtë drejtim. Sipas gazetës, Trump ka pranuar kërkesën evropiane për njohjen e shtetit palestinez, por ka vendosur një kusht për të që Kudsi mos të jetë kryeqytet i Palestinës./ PT