Maqedonasve nuk do t’u pëlqejë rezultati i regjistrimit të popullsisë në 2020

Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni kanë rinisur mes vorbullës së hetimeve për abuzimin me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Kreu i ri i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostol Simovskithotë në një intervistë për BIRN se është i vendosur që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës, duke iu referuar këtu regjistrimit të shtatë viteve më parë.

Për shqiptarët regjistrimi ishte një farsë dhe i politizuar që synonte të mos tregonte numrin e vërtetë të popullsisë etnike shqiptare në Maqedoni. Por, veç kësaj, prokuroria maqedonase është duke hetuar edhe mundësinë e abuzimit me fondet prej miliona eurosh të dhëna për këtë regjistrim.

Simovski ka qenë pjesë e Zyrës së Statistikave prej 27 vitesh, por thotë se roli i departamentit të drejtuar prej tij në regjistrimin e 2011 ishte dytësor.

Ai thotë se shpreson që Prokuroria t’i shkojë deri në fund hetimeve për këtë regjistrim të popullsisë dhe të heqë njollën e turpit që shoqëron institucionin që tashmë drejton prej vitesh.

Ndërkohë, kur ndalet tek regjistrimi i 2020, Simovski paralajmëron se rezultati që do të dalë prej tij me siguri nuk ka për t’u pëlqyer maqedonasve/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne