Maqedonia e Re, propozimi për “paqe” me Shkupin

Përpjekja e Athinës dhe Shkupit për të mbërritur në një emërues të përbashkët lidhur me emrin kushtetues të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë  po testohet deri më tani me sukses në atë që mund të konsiderohet si elita politike, por po has kundërshti në organizatat patriotike të diasporës së dy vendeve. Teksa mediat greke flasin për një valë protestash që po përgatiten nga shoqatat patriotike në SHBA, Australi,  Lëvizja Maqedonase e të Drejtave të Njeriut – MHRMI ka nisur një fushatë ku kërkon të ndalen bisedimet rreth emrit.

“Fund bisedimeve për emrin. Do të ju pëlqente ta quanit veten “Neomaqedonë, voriomaqedonas, shkupjanë,  vardarë apo vetëm maqedonas? Emri ynë është Maqedonia. Pavarësisht ndalimeve mbi lirinë e shprehjes dhe lirisë së shtypit të cilat janë të vendosura nga Departamenti i Shtetit dhe Zoran Zaev, nuk mund të qëndrojmë indiferent për mbrojtjen e një vendi të tërë dhe të drejtën e popullit për të ekzistuar”-thuhet në një  pankartë të shpërndarë në gjithë Maqedoninë.

Nga ana tjetër procesi politik duket më i relaksuar. Këtë e konfirmon edhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Janis Butaris në një intervistë për mediat vendase ku zbardh edhe një bisedë me ministrin Kotzias si dhe detaje nga takimi që ai pati me kryeministrin Zaev në fund të dhjetorit.

“Më mori në telefonin e Kotzias kur ishin duke darkuar me Zaev dhe më kërkoi të fliste më të.

Ata folën, unë nuk e di se çfarë po thoshin, por pastaj Zaev ishte shumë i lumtur. Kotzias më ishte dukur ishte i lumtur që një ditë më parë kur kishte folur me mua dhe më kishte thënë “mirë bën, ecni në këtë rrugë, është brenda kornizës së ndërtimit të besimit”-thotë Butaris.

Kryebashkiaku i Selanikut thotë se opsioni më i mirë është emërtimi Maqedonia e Re.

“Përderisa keni ardhur në rajon 1000 vjet më vonë, si mund të doni të quheni pasardhës të Aleksandrit të Madh? Ju keni një histori si sllavë, pse nuk doni ta thoni këtë? I thashë këto në mediat publike në Shkup. Problemi i tyre i madh është Bullgaria, ata kanë një popullsi 35% shqiptarë. Ata duhet të ndihmohen për të rivendosur një identitet të vetëm, me dy etni. Për mua, zgjidhja më e mirë është “Maqedonia e Re”. Pasi emërtesat Maqedonia e “Veriut” ose “e Epërme” nënkuptojnë një shtet që është ndarë në dy pjesë dhe ka mund të nxisin irredentizmin. “Maqedonia e re” identifikon një vend të ri që ekziston në Maqedoni. Është një tregues gjeografik dhe historik”

Më tej i thekson se jo vetëm Selaniku, por edhe Ballkani ka një rrugë të gjatë për t’u shkëputur nga fshatarizmi.

“Ne themi se Selaniku është një metropol i Ballkanit. Për ta bërë këtë, ne duhet të bëjmë shumë gjëra të tilla. Nëse njerëzit e mirëpresin, gjërat do të shkojnë më mirë. Unë bëj të njëjtën gjë me turqit. Sa herë që shkoj në Turqi, u them atyre: Ndihem si vëlla me ju. Me evropianët ndihem thjesht një bashkëpunëtor. Më intereson që Selaniku të shkëputet nga fshatarizmat. Janë bërë hapa, por ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë”-theksoi Butaris.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne