Michael Wolff u përgjigjet akuzave të Trump

Gazetari Michael Wolff, autori i librit “Zjarr dhe Furi” që flet për Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe jetën e tij në Shtëpinë e Bardhë ka mbrojtur përshkrimet e ndihmësve të Trump dhe burimet që i besuan atij se çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së Presidencës nga Donald Trump.  “Besueshmëria ime është sfiduar nga një njeri që ka më pak besueshmëri se çdo person tjetër në tokë”-tha Wolff.

Libri ka shkaktuar një stuhi reagimesh në botën politike, ndërsa Trump po flet për informacione të rremë në lidhje me përmbajtjen. Por autori thotë se gjithhcka është thënë rreth shëndetit mendor dhe stabilitetit të presidentit është e vërtetë. “Të gjithë njerëzit rreth Trump thanë se ishin të shqetësuar për shëndetin mendor të presidentit dhe rezultatet që ai kishte në udhëheqjen e vendit. Gjithkush tha se sjellja e tij është si ajo e një fëmije të vogël. Ai ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme dhe të gjithë janë të lumtur me të”

Të enjten, avokatët e Trump i dërguan një letër autorit ku ankoheshin për raportimet e “rreme dhe të pabazuara”. Menjëherë pas kësaj, Tramp shkroi në Twitter se Wolff nuk kishte qasje zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se libri ishte plot me gënjeshtra.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne