Rajoni

Maqedonia hap kapitullin e 24-të me BE-në (VIDEO)

Maqedonia hapi Kapitullin 24 të Procesit të Verifikimit me BE-në, që ka të bëjë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takim me përfaqësuesit e Grupit Punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor theksoi se vendi do t’i bëjë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që në qershor të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Plani 18 tani më u miratua në Qeveri dhe implementimi i tij, tani për tani, po zhvillohet pa pengesa.  Pres që në kohë të adresohen të gjitha fushat kyçe duke pasur parasysh se ritmi i implementimit të reformave u përforcua pas zhbllokimit të Kuvendit me dritën e parë jeshile për ndryshime kushtetuese”, deklaroi Osmani, shkruan alsat-m, përcjellë Klan Kosova.

Përderisa është hapur Kapitulli 24, vendi do të duhet ta harmonizojë legjislativen e vetë me atë të BE-së në: kontrollin kufitar, vizat, migrimin e jashtëm, azilin, bashkëpunimin policor, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, bashkëpunimin në luftën kundër drogës, bashkëpunimi gjyqësor në çështje penale dhe civile. Ashtu siç thekson vetë Komisioni Evropian, kjo para së gjithash kërkon kapacitet të fuqishëm administrativ dhe polici të organizuar, profesionale, të besueshme dhe efikase.

OPINIONE