Marine Le Pen përballet me akuza për përvetësim fondesh të BE-së në gjykatë, ja sa vite burg rrezikon

Është zhvilluar sërish të martën seancën e radhës në gjykatë, ndaj udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila akuzohet për përvetësuar fondet e BE-së së bashku me 24 zyrtarë të tjerë të partisë së saj.
Vet Le Pen ka mohuar se ka përvetësuar fondet e BE-së kur doli para gjykatës.

Ajo tha se nuk ka kryer parregullsinë më të vogël apo ndonjë veprim të paligjshëm. Le Pen, partia e Tubimi Kombëtar si dhe 24 të tjerë zyrtarë punonjës, ish-deputetë dhe asistentë parlamentar akuzohen për përdorimin e parave të Parlamentit Evropian për të paguar stafin në Francë që punonte për partinë e tyre. Ata kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë janë përdorur në mënyrë legjitime.

Avokati Patrick de Maisonneuve (Patrik dë Meizonëv) që përfaqëson Parlamentin Evropian ka thënë se Le Pen dhe të tjerët abuzuan duke krijuar një sistem që çoi në keqpërdorimin e fondeve evropiane. Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin nga kjo skeme deri në 3.5 milionë Euro.

Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të përballen me një dënim deri në 10 vjet burg dhe një milion Euro gjobë. Si Le Pen dhe ata që u zgjodhën zyrtarë në atë kohë rrezikojnë të ndalohen nga postet publike deri në 10 vjet, ndërsa të tjerët mund të përballen me një ndalim pesë-vjeçar. Gjyqi do të zgjasë deri më 27 Nëntor./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne