“Marrëdhëniet Turqi-Rusi drejt nivelit të partneritetit strategjik”

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka publikuar një mesazh me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

“Historia e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë ka një të kaluar të hershme dhe është shumë më e vjetër se 500-vjeçare”,- rikujton Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të shkruar.

100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike përbën një fazë të re të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale pas shpërbërjes së perandorive ruse dhe osmane. Rusia sovjetike e njohu e para në botë Qeverinë e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), që ishte krijuar si rezultat i luftës së popullit turk kundër pushtuesve të huaj”, vijon komunikata.

Deklarata përmend edhe telegramin dërguar Kryetarit të TBMM-së, Mustafa Qemal Ataturk më datë 3 qershor 2020 nga Komisari i Popullit për Punët e Jashtme të Republikës Federative Socialiste Sovjetike të Rusisë, Georgiy Çiçerin, ku ky propozon “ngritjen me shpejtësi të misioneve diplomatike dhe konsullore” dhe kjo datë,- theksohet në deklaratë,- pranohet si data zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Rusisë Sovjetike dhe Qeverisë së TBMM-së.

“Gjatë shekullit të kaluar, marrëdhëniet ruso-turke, të cilat bazohen në bashkëpunim dhe respektimin e interesave të njëri-tjetrit në kuadër të fqinjësisë të mirë, përfitimeve reciproke, kanë kaluar me sukses shumë prova. Sot këto marrëdhënie janë në ngritje dhe po përparojnë me hapa të sigurt drejt nivelit të partneritetit strategjik në shumë fusha. Këto marrëdhënie janë një faktor i rëndësishëm në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Ne i përgëzojmë partnerët tanë turq për këtë përvjetor të rëndësishëm”, përfundon mesazhi i PMJ-së ruse./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne