Bota

Ushtria libiane përparon drejt jugut të Tripolit

Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Muhamed Kunun përmes një deklaratë të shkruar njoftoi se njësitë e ushtrisë i kanë nxjerrë milicët e Hafterit nga zonat Ayn Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të Tripolit dhe se kanë siguruar kontrollin e plotë në këto zona.

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj u ka bërë thirrje të rinjve, të cilët janë mashtruar nga Hafteri dhe janë shtyrë në luftë, që të lënë armët.

Milicët besnikë të Hafterit, i cili rreth një vit më parë dha urdhrin për sulmimin e Tripolit, kohët e fundit po pësojnë humbje të njëpasnjëshme përballë ushtrisë së Libisë.

Ushtria libiane pasi spastroi nga milicët e Hafterit një zonë të gjerë në jug të Tripolit, të mërkurën njoftoi se ka rimarrë edhe aeroportin ndërkombëtar me rëndësi strategjike të Tripolit, i cili mbahej i pushtuar nga milicët.

Nga ana tjetër Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot do të takohet Kompleksin Presidencial në Ankara me Kryeministrin e Libisë, Fayyez al-Sarraj./trt

OPINIONE