Rajoni

Marrëveshja e 4 shtatorit/ Grenell dhe delegacioni amerikan vizitojnë nesër Kosovën

Pas marrëveshjes së 4 shtatorit, Richard Grenell rikthehet në Kosovë si ndërmjetësi që arriti të ulë palët për nënshkrim, ashtu siç kishte premtuar.

Nesër kryeministri Avdullah Hoti do të presë një delegacion amerikan, me kryesues shefin ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler.

Pjesë e saj do të jetë edhe Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë pati disa dakordësime për projekte ekonomike infrastrukturore në disa fusha që do të financohen nga SHBA, për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë.

Pjesë e delegacionit që do të diskutojnë këto marrëveshje është edhe i dërguari special i SHBA për dialogun, Richard Grenell. Grupi i të dërguarve nga SHBA nuk do të ndalet vetëm në Kosovë, por në axhendën 5-ditore kanë planifikuar vizita dhe në Serbi, Greqi e Izrael./BW

OPINIONE

INTERVISTA