Shqiperia

Marrëveshja e Detit/ Ministria e Mbrojtjes blen me urgjencë kompjuter dhe program në “treg të zi”!

Rinegocimi i marrëveshjes së detit me Greqinë ka pështjelluar sërish opinionin publik. Herën e parë, sipas ekspertëve, Shqipëria humbi milje të tëra det, ndërsa aktualisht, qeveria është zotuar se do të rikuperojë ato milje, madje do të përfitojë më shumë se aq.

Deri më tani, publiku ka mësuar fare pak nga negociatat, ndërsa në një vend normal, duhej më tepër transparencë, madje pse jo të vendosej me referendum. Gjithsesi, të dhënat e siguruara nga Tpz.al tregojnë se shteti shqiptar ka qenë i papërgatitur për rinegocimin e kësaj marrëveshje.

Pak javë më parë, pikërisht më datë 21 maj 2018, ministria e Mbrojtjes shpalli fituesin e një tenderi të bërë pa shpallje paraprake të njoftimit. Tenderi “sekret” gjithsesi u botua në buletinin e datës 21 maj, ku bëhet publike edhe firma fituese. Tpz.al ka siguruar dokumentet, ku thuhet se ministria ka kërkuar “blerje programi dhe kompjuter për nevoja të Grupit Ndërinstitucional të Punës për negocimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Fondi për këtë tender është 50 milionë lekë pa TVSH, ndërsa afati për ekzekutimin ka qenë 1 ditë nga lidhja e kontratës. Pikërisht, nisur edhe nga afati, pala shqiptare ka kërkuar me shpejtësi një kompjuter dhe program në “treg të zi” për grupin negociator, çka tregon një papjekuri të palës sonë. Përse duhej një kompjuter me shpejtësi? Çfarë programi ka blerë ministria e Mbrojtjes? A nuk ishin të përgatitur këta ekspertë? Përse komjuteri u mor nga një kompani private? A është e çertifikuar dhe licensuar ajo kompani për të tilla kompjuterë? Duket se të gjitha këto pikëpyetje do të ngelin në “ajër”, pa asnjë përgjigje.

Veprimet janë të nxituara, pasi askush nuk tregon çfarë po ndodh brënda këtij grupi, me kë po takohen, apo sip o e bëjnë matjet? Gjithsesi, firma që fitoi tenderin për kompjuterin dhe programet është “AESS” sh.p.k., e cila është private dhe, nëse qeveria paguan, atëherë ajo i jep produktin. Sipas dokumenteve, kompjuteri i blerë është paraqitur pranë Institutit të Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, me adresë Rruga e Dibrës në Tiranë./TPZ.AL/

OPINIONE