Nga pakti që bënë bashkë, Edi Rama dhe Lulzim Basha parashikohet ndryshimi i Kodit Penal për krimet elektorale. Kështu sipas marrëveshjes, pritet që dënimi për ata që blejnë apo shesin vota do të shkojë deri në 2 vjet burg. Masa ekstreme vjen pas dyshimeve të opozitës se paratë e fituara nga shitja e kanabisit do të përdoren masivisht për të blerë vota. I njëjti shqetësim është bërë shkak edhe për një ndryshim tjetër të propozuar për Kodin Zgjedhor. Opozita kërkon që ligji të ndalojë financimin e partive nga subjekte private. Ky propozim bie ndesh me faktin se partitë vetëfinancohen nga kuotat e anëtarësisë, megjithatë negociatorët pritet të arrijnë në konsensus, duke shfrytëzuar afeksionin që ka përfshirë dy kryetarët e partive si asnjëherë më parë në nisje të një fushate zgjedhore.
Marrëveshja Rama-Basha, dy vjet burg kush blen apo shet votën
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Edison Ypi: Shitu!
January 14, 2025
Një Paralajmërim për Izraelin dhe SHBA-në: Jemeni Nuk Është Siri
January 13, 2025
MEK: Një Mjet i Terrorizmit të Sponzorizuar nga Shtetet Perëndimore
January 12, 2025
Parimet e Sistemit të Drejtë në lidhje me kredinë
January 11, 2025