Marrëveshja Shqipëri – Itali për sigurimet shoqërore, qeveria çon në parlament projektligjin

Qeveria çon për shqyrtim e miratim në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë. Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri. Vendim për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne